Thursday, November 21, 2024

Lotaria

Një grua shkon për të blerë një llotari, mirëpo ishte shumë e pavendosur se çfarë numrash do zgjidhte. I thotë djaloshit që shiste biletat:

– Mirëdita! – desha të bëja një lloto po nuk di se çfarë numrash të zgjedh, a më ndihmon pak të lutem!

– Patjetër, -i thotë djali, -ja psh. sa herë keni dalë jashtë shtetit?

– 4 herë!

– Ja iku numri i parë, – tani, sa fëmijë keni?

– 2 fëmijë!

– Ja iku dhe numri i dytë, – tani, sa libra keni lexuar këto dy vitet e fundit?

– 5 libra!

– Shumë mirë, kalojmë tek numri i parafundit, sa herë bëni dashuri me burrin tuaj?

– 2 herë në muaj!

– Iku dhe ky, numri 2, tani dhe numri i fundit, – sa herë e keni tradhtuar bashkëshortin tuaj?

– Uaaaaa, ç’është kjo pyetje, asnjëherë…

– Dmth numri 0, pra i plotësuam numrat 4 2 5 2 0

Blen biletën, falenderon djalin dhe largohet. Ditën e nesërme blen gazetën dhe shikon numrat fitues që ishin 4 2 5 2 3

Gjithë inat dhe duke turfulluar thotë – Eh mirë të më bëhet, kështu është kur gënjen..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT