Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritXHEVAHIR SPAHIU: NE U NDAMË…

XHEVAHIR SPAHIU: NE U NDAMË…

Ne u ndamë.
Mbas nesh kujtimet varg;
Si prej pasqyrash të largëta në to reflektohen
Pak diell,
Pak dallgë,
Pak orë në plazh.

Dhe dashuria
Si perla në guaskë.

Atje. Pranë fushës së kaltër
Dhe rrahjes si zemër të dallgëve. Shtrirë
Mbi rërën e shkrifët. Shtrirë Mbi yjet e detit.
Në mbrëmje një qiell i mbetur në degët
E plepave si gravurë e lashtë. Hëna
Varkë që në brigje e kanë nxjerrë dallgët.

Ku je ti? Pa njëri-tjetrin,
Pa dashurinë-
                       guaskë e zbrazët…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT