BallinaVitrina e libritLuan Sheshi-MES HONESH MËRZIE...

Luan Sheshi-MES HONESH MËRZIE…

Mes honesh mërzie,
një tingull i munguar,
këmbanë që më s’bie,
mbi vargun…e qetuar…

Hesht strofa dremitur,
nën rreshta braktisur,
vlon muza kryengritur,
grind fletët…si e krisur…

Një britmë…errësirës,
vështrimin…nis çukit,
tej-pranë…tis i smirës,
sëmbimit…i thotë:”Prit”.
..
Mes honesh mërżie,
tufë ikjesh…mërgatës,
këmbanë që më s’bie,
trishtimit…gjoks-natës…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT