BallinaVitrina e libritAdelina Pali-DO T'I RIZGJOJ NDJENJAT

Adelina Pali-DO T’I RIZGJOJ NDJENJAT

Kur syri ulli të mbylli folenë,
vello hëne do të bëhem mbi qepallë,
do t’i rizgjoj ndjenjat që flenë,
si gjethe që ndjejnë frymën
e parë të pranverës.
Unë do të jem aty,
në lëkurën tënde,
si pellush i butë që kujdeset
për çdo kujtim.
Do t’i rizgjoj ndjenjat që flenë,
si frymë e ngrohtë mbi gjoksin tënd,
pa bërë zhurmë,
pa lënë gjurmë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT