Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja-SHEKULLIT TË ÇMENDUR

Armenida Qyqja-SHEKULLIT TË ÇMENDUR

SHEKULLIT TË ÇMENDUR-

O shekull i çmendur me gjunjë të hekurta,
Që turravrapin drejt rrënimit s’e ndal,
S’ushqehet dot jeta nga gjinjtë e silikonta,
Që pazareve ja ofron ditë e natë…


Brenda zemres ngushtohen gjilpërat e orës,
Tani më tepër sesa kurrë,
Dy të çmendur që shkretojnë Europën
Dhe miljona sehirxhinjë në gjumë…


Vazhdo o shekull virtual, tiktoks,
Vazhdo turravrapin drejt rrënojës,
Nën hi e dëborë po mbulohet Ukraina,
Qytetet e saj, veç emra në harta…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT