Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza AJDHONI-Endrrat e mia

Mimoza AJDHONI-Endrrat e mia

Endrrat e mia

Ç’ngjyrë të kenë vallë ëndrrat e mia?
Të mundesha ti pikturoja,
ti jipja çdonjerës prej saj,
ngjyrën që unë dëshiroja.

T’ju jap ngjyrën e kaltërsive,
atyre që udhëtojnë,
rrugë të kenë qiellin blu,
horizontin ta pushtojnë.

T’ju jap ngjyrën e lirisë,
askush mos ti kufizojë,
të ngjallin dhe marrëzitë,
ëndrra…ëndërr të shikojë.

T’ju jap ngjyrën e dashurisë,
që strehon në zemrën time,
e kuqja që përgjëron,
asnjë ndjenjë mos jetë jetime.

Do marr penelin, do ta ngjyej,
në ngjyrat e shpirtit tim,
për çdo ndjenjë një ngjyrë ylberi,
për çdo ëndërr…përkushtim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT