Sikur…!!
Sikur litarët e shiut t’i thurrja gërshet?
Në qiellin e kaltër do ngjitësha pa patur siklet!
Sikur mendimet e mija t’i ti zbuloje?
Shumë shpjegime nga unë s’do kërkoje!
Sikur ta dije se çfar kërkon zemra ime?
Lumturinë tuaj do ta skalitja në kujtime!
Sikur të gjthë të falnin pak dashuri?
Kjo botë do ishte e rrethuar me lumturi!
Sikur me kokërizat e rërës të thurrja art?
Bukurinë e shpirtit si art do ta mbart
!
Sikur dhe pena t’më mungonte këtë çast?
Vargjet s’do t’i lija të humbisnin asnjë rast!
Sikur buzëqeshja ty do të mungonte?
Do të falja mirësi që te ty të depertonte!
Sikur, sikur të gjitha këto të mos ishin sikur?
Mirësin e shpirtit për ty gërsheta do t’i thurr!