Monday, January 26, 2026
BallinaVitrina e libritQatip Celaj-Më zuri shiu

Qatip Celaj-Më zuri shiu

Më zuri shiu në brinjë
Shiu seç më zuri
Më lagu gushën dhe gjiinë
E shkreta ç’më zuri


Djali më kish zënë pusinë
Sytë seç mi nguli
Shikonte s’ma hiqte synë
Fati që e pruri


Ish i bukur ish i mirë
Kish dhe hije burri
Mua më kënaqi synë
Shiu pse më zuri


Zumë muhabetin mirë
E mira e pruri
Gjeta të gjithë ngrohtësinë
Në krahë të një burri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT