Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-SHTATORE ËNGJËJSH

Valbona Kolaveri-SHTATORE ËNGJËJSH

Në shtatore ëngjëjsh
thur ëndrra dhe lutem
Të jem nē hapsira të diellta
ditë pas ditësh
me ngjyrë të bardhë shprese
shikimesh dashurie
mbështjellē
me mantel përqafimesh
drejt së nesërmes
Të shemb shtatore djajsh
që ngjizen mbi mua
tē ngrihen në egot e tyre
suhi rēre
qërruese
Ata mëngjeset nuk i duan
se e urrejnë dritën
Parakalimet rreth tyre
janë netësh
tavolinave hermetike
ku bëhen plane judësh
Lutem shtatoreve engjëjsh
për ta
të largojnë smirën e zemrave
të ngrira kallkan

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT