Piktori bënte një pikturë,
Pikturonte atdheun e tij,
Me ngjyrat që ai i shihte.
Pikturonte kërkesat e studentëve,
Shkarraviste të kuqen…
Që plumbi prej gome e vjelli këtë ngjyrë.
Ngriti kokën drejt qiellit,
Sikur lutej për dheun e tij.
Një lot
U pikturua mbi të kuqen.
Mandej, disa gurë
Zunë vend në pikturë.
Një top uji
Vërshoi mbi pëlhurë.
Dikush mori brushën
Atje, në fund të rrugëve,
Në Tiranë.
