Heshtur rrinë trëndafili,
si në faj…asgjë s’tregon,
buzë Prillit…ngelur bilbili,
diku larg ndoshta vajton
…
Fërshëllen nata me shi,
mbledhur lotët në rrëke,
dergjur tej gonxhja në zi,
sytë mavjosur hiç nuk fle…
Brengë,mall mes errësire,
mllefin nisur…keq trazuar,
pret agimin prag mëshire,
vello-zezës prap mbuluar…
Heshtur rrinë trëndafili,
zhytur thellë në medime,
buzë Prillit…ngelur bilbili,
mbyllur pas në Botës time…
