Në “King Fahd International Stadium” në Arabi sonte do të zhvillohet ballafaqimi i madh ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.
Të dy skuadrat do të kërkojnë të rrëmbejnë trofeun e parë për vitin 2023 dhe interesimi për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh, përcjell lajmi.net.
Përballë Barcelonës së kompletuar, Reali vjen me tri mungesa të rëndësishme. Lucas Vazuqes, David Alaba dhe Aurelien Tchoumeni nuk janë në dispozicion të Carlo Ancelotti për këtë sfidë.
Ndeshja starton nga ora 20:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Rudiger, Nacho, Mendy; Kroos, Valverde, Modric; Asensio, Vinicius, Benzema
Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Alba; De Jong, Gavi, Pedri; Dembele, Fati, Lewandowski
