Po qe se do të vijë ajo ditë
Po qe se do të vijë ajo ditë
Kur pena ime nuk do të shkruaj për ty
Vrapo tek vendi ynë mos ki frikë
Me kërko, por unë s’do jem më aty.
I tretur larg në tokën me shi
Unë do jem përbaltësuar
Ti rri e qetë nuk do të shqetësoj më njeri
Në ferrin tënd jeto e pa trazuar.
Po qe se do të vijë ajo ditë
Kur zëri im nuk do këndoj këngë për ty
Romantikun e pa shëruar mbaje në shpirt
Krahë për krahë s’do jemi më të dy.
Në valsin e lumturisë më nuk do më gjesh
Kur të përqafuar këndonim bashkë
As netët e zjarrta më s’do t’i kesh,
Kur të dhuroja dashurinë e pa skaj.
Mbase edhe do të vijë ajo ditë
Kur zemra ime nuk do të rrah për ty
Fillo më kërko në ndonjë djerrinë
Nën një qiparis të thatë do jem tretur unë.
Të vetëm aty do gjesh
Një zog të ngratë duke kënduar
Me zë të mekur sikur do të thotë:
Jetoi dhe vdiq i dashuruar.
