Saturday, March 28, 2026
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-FUSTANIN MBI GJU

Petro L. Sota-FUSTANIN MBI GJU

FUSTANIN MBI GJU

Dy pëllëmbë fustanin,
E mban përmbi gju,
Si të gdhëndur ngjanin
Këmbët gjithashtu…


Në qiell era retë,
Një nga një shpërndan,
Ti me sy i tretë,
Dhe i thurë fustan…


I thurë vetë me buzë,
Sikur avull t’ishin
Zjarrin me gjithë shpuzë,
Brënda n’shpirt kishin…


Më le një vështrim,
Pastaj më buzëqeshe,
E thirre shpirtin tim :,
-Ndiqmë the, po deshe…


Të kuptova vetë,
Pa më thënë gjë fare,
Tutje iknin retë,
Ti m’vjen si manare…


Rrije si e dehur,
Flakë kishje në gji,
Dielli rrinte fshehur,
Të shihte me çudi


Vrënjtur ishte moti,
Pranvera s’kish ardhë,
Porsi një pikë loti,
Gusha jote e bardhë…


Gusha e jote ndrinte,
Por gjerdan ti s’mbaje,
Si bora që s’shkrinte,
Lartë në Himalaje…


Përherë vjen kështu,
Të shihja çdo natë,
Me fustan mbi gju,
Jo fustan të gjatë…


Vetë ti ëndërr je,
Se të pashë mbrëmë,
Dielli përmbi re,
Ti në tokë si hënë…


Më ngjaje si flutur,
Me fustan prej reje,
Vajzë kaq të bukur,
Kurrë s’mund të gjeje


Po prisje e qetë,
Diku do të shkoje,
Era shpërndan retë,
Ti statujë qendroje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT