Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritAna Petani-Rënkon e qan pylli

Ana Petani-Rënkon e qan pylli

Rënkon e qan pylli

E zhveshën tokën, ja shkulën pemët
Si të marr e zunë për flokësh
Ja thyen brinjët ia pren degët
Si të ikur nga mend e kokës

E shkulën e dogjën e rafshuan
Erdhën të fortët e zaptuan
Kur vapa e gushtit zuri ti digjte
Atëherë për pyllin u kujtuan

E qan pylli për një cicërim zogu
E drurët nga dhimbja rënkojnë
Përplaset era si vaj morgu
Veç tokë të zhuritur shikon

Rënkon toka për një pemë a zog
Dhimbja shpirtin i gërryen nga erozioni
Rrënjët t’ia përkëdhel në gji të saj
Lutet për jetë,thërret… Ndaloni

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT