ATO DUAR TUA
Ato duar tua
Të bardha, të buta
Sa me elegancë
Në pjatë merrshe fruta.
Sa shumë mbrëmë që deshta
Të jem frut në pjatë
Ato duar tua
Të më kishin kapë.
Ngadalë të më kapnin
Në gojë t’më ofronin
Ato buzë të tua
Pak që t’me shijonin
.
Lehtë të më kafshoje
Me dhëmbët inxhi
Sa do kisha ndjerë
Tëndën dashuri.
Atë dashuri tënde
Përcjellë me aromë
Thellë në shpirtin tim
Atje t’përfundon.
Shpirti im atëherë
I lumtur do ishte
Aromë dashurie
Plot zemrën do kishte!
