Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritElvira Zeneli-SONTE U REBELUAM ME LASGUSHIN

Elvira Zeneli-SONTE U REBELUAM ME LASGUSHIN

Sonte në këtë mbrëmje
dua të dehem me aromën tënde
Poezi
Dua ta deh edhe mbrëmjen
Edhe miqtë e mi
Të vallëzoj në krahët e tu
Të mbrëmjes dhe muzës tënde
Poezi
Me lojën e çmendur të dashurisë
Dua t’ia kaloj mbrëmjes së Venedikut
Me gotën e verës së dehur e të krisur
Më rebelove sonte gota ime
E ngrita për fytyrën e buzëqeshur
Kur për një çast e harrova emrin tim
Po e di, u bëra një varg i krisur
Që ia fala shpirtin kalorësit të Rrugës Via Egnatia
Nga aty më nxorën yjet e mbrëmjes
Hëna ndezi dritat e zemrës
Të gjithë falën dashurinë e vetme që kishin
Unë ia fala puthjet perëndeshës
Shpirt e zemër ia lashë poezisë
Të krijojë ditarin për lulebozhuret
Që dalin vetëm pranverave të gjelbëruara
E ku tjetër veç liqenit të Pogradecit
Aty ku Lasgushi fliste çdo mbrëmje me perëndeshën
Sonte u rebeluam me Lasgushin
Ngritëm gotat deri në Malësinë e Madhe
Deri në Festivalin e Muzës Budiane.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT