Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poezish nga emigrantja e re shqiptare Lorina ( Nexhat) Nebihi -...

Cikël poezish nga emigrantja e re shqiptare Lorina ( Nexhat) Nebihi – Minhen

ATDHE, TI DASHURIA IME

U linda unë në mërgim
Pa dëshirën e fajin tim
Kështu dallgët e jetës u tërbuan
Familjen nga atdheu na e larguan.

Në mërgim linda, por dardane jam
Gjuhën shqipe në shpirt e kam
Kështu mësoi familja ime
Që ta dua Kosovën kohë.

Prindërit e mi kur na lajmërojnë
Se në Kosovë ne do të shkojmë
Me krah shqiponje fluturoj
Kosovën e dashur ta takoj.

T’i përqafoj gur e mal
Kur shkoj në fshatin e të parëve të mi
Shqipërisht frymë të marr
Për të afërmit sa malli më ka marrë.

  1. PRINDËRVE TË MI

E lumtur që kam prindër të mirë
Sa na duan, na mësojnë e edukojnë
Historinë tonë na e tregojnë
Sa me kureshtje i dëgjojmë.

Ta kemi shoqe mirësinë
Ta duam drejtësinë
Ta përqafojmë mirësinë.
ëshilla na japin për çdo ditë

Sa fort mburrem me ju
Të shtrenjtit prindër të mi
Që gjuhën tonë nuk na latë ta harrojmë
Kosovën tonë, prore ta kujtojmë.

Na mësuat të mos bëjmë padrejtësi
Të jemi mirënjohës për çdo mirësi
Të varfërin ta ndihmojmë
Të pikëlluarin ta kuptjmë.

Asnjëherë grindavecë të mos bëhemi
Mirësjellja për jetë të na shoqërojë
Mirënjohës përjetë o të dashurit e mi
Që na falët vetëm mirësi.

  1. NË SHKOLLËN TIME

Sa me vullnet nisem në shkollë
Çdo ditë fitoj më shumë njohuri
Në çdo orë mësoj ndonjë risi
E ndjej veten të lumtur, në timen shoqëri.

Shkolla është jetë, shkolla është dritë
Mësuesen me vëmendje e dëgjoj
Na flet me shumë ëmbëlsi
Na dhuron shumë dituri.

Në shtëpi mësimet i vazhdoj
Asnjëherë nuk ndalem
Detyrat me rregull i punoj
Prindërit e mësuesen, aq shumë i gëzoj.

Ndjej kënaqësi edhe për veten time
Kështu e krijoj ardhmërinë time
Të jem e pavarur, t’i ndihmoj prindërit e mi
Atyre t’u fal, gjithmonë lumturi.

  1. GJYSHIT TIM NEZIR NEBIHIT

Sa krenare që jam mbesa jote
Historinë tënde nga të tjerët e mësova
Babi më tregoi për trimërinë
Nuk deshe të jetosh nën Serbinë.

Për burgosjen tënde
Edhe sot shpirti më dhemb
Kur i kujtoj vuajtjet tua
Në zemër ato më therin mua.

Sa jam krenare kur të përmend me pietet Drenica
Të njeh mbarë Kosova o gjysh Nezir
Babi im me krenari emrin tënd e mban
E di që në heshtje, shpesh shpirti i qan.

Bëhem se nuk e kuptoj
Ndërsa në heshtje jam empatike
E ndjej dhembjen e babit tim
Për gjysh Nezirin urtak e trim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT