Bulëza
Një bulëz uji
Ish varur n’syth peme
E rrezja e parë e diellit
Zbërthehej në ylbere
Po ç’ishte vallë ajo
Lot gëzimi a lot vaji
Që e mundonte sythin
Nga dimri i sapodalë?!
Përtej shkëlqimit,
Ku s’më vete mendja
Për sythin tue mendue
Si do i vij e nesërmja!