Dikur
Dikur shkruaja tëndin emër
Në bllok, në libra, në fletore
Me fjalët të ëmbla dhe një zemër
Në mes dimrit…oh sa ngrohje
Sa herë me mua qeshnin shoqet
Më flisnin,mendja të ka ikur
Unë qeshja,luaja si e vogël
Nuk bën kështu,je vajzë e rritur
Tani që mosha ka kaluar
Bashkë, dy miq e shok të mirë
Në sy e njohim njëri-tjetrin
Ia ndjem shqetësimet me vështrim
Ëmbël na flet lumturia
Dehur nga ver e dashurive
Na ngroh shpirt e na ngroh zemër
Me sytë e bukur fëmijve