Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritPranverë në sytë e tu – Xhevrije Nimani

Pranverë në sytë e tu – Xhevrije Nimani

Kurban tu bëfsha
Për sytë e tu pranverë,
Gjithë bukuria e natyrës
Ka hyr në ta e nuk del.

Në sytë e ty
Shpirti gjenë qetësi,
Ëndërrat e djallëzuara
Kthehen në lumturi.

Në sytë e tu çel pranvera
Bleruar me lule e gjethe mali,
Njomur me vesën e luleve
Mëngjeseve të majit.

Në sytë e tu dielli ngroh
Shpirtin e trazuar,
Hëna e kulluar lëshon dritë
Natën për ta zbukuruar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT