Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritMeri Bo-Paleta e jetës !

Meri Bo-Paleta e jetës !

Paleta e jetës !

Hodha në paletë ngjyrat
për të pikturuar jetën
Vendosa ngjyra të ndritshme, ngjyrat e gëzimit.


Agimi,
më dhuroi ngjyrën e tij
dreka, diellin e verës
mbasditja, hijen e saj, qetësinë e natês.


Perëndimi i diellit më magjepsi
me ngjyrën qiellore
Paleta u mbush plot ngjyra
Fillova të pikturoj ndjenjat, i dhurova gjithkund.


Ndryshe janë pikturuar
në kanavacën e jetës.


Çdo kush, do ti shoh me syrin e tij,
por të gjithë do shohim, dashurinë që kish mbetur
dhe akoma të tjera dashuri !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT