Pa dallim….
Përqafuni pa frikë se nuk përmbyset qielli
Buzëqesh edhe moti kur largohen retë
Le të çelin sythe në të gjitha lulet e universit
Në sytë që vështrojnë ëmbël, lumturi të ketë.
Mos të të dhimbset aspak dashuria e dhënë
Jepe atë,pa tundim e me ëmbëlsi hyjnore
Pranverën dhe diellin në shpirt ngjeshe fort
Mos dallo e bullizo kurrë qëniet njerëzore.
Mos përqesh ngjyrë, rracë e fe pas krahëve
Të gjithë rrotullohemi po në të njëjtin glob
Në shtratin e tokës t’shenjtë perëndia na fali
Fryte të dashurisë erdhëm në këtë botë.
Jemi të gjithë krijesa me ndjenja njerëzore
Kush nuk ndjen, s’njeh aspak mirësi
Përqafu pa dallim e urrejtje ti moj botë
Ushqjeje me k’të frymë dhe tëndin fëmij.