Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritE rëndë: Burri e rrah fizikisht gruan shtatzënë në gjinekologji

E rëndë: Burri e rrah fizikisht gruan shtatzënë në gjinekologji

Një rast mjaft i rëndë ka ndodhur së fundmi në një familje në Prizren, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e shtrirë në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal.

Burimet nga spitali kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari Q.L., 30-vjeçar e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtatzënë, pas një mosmarrëveshje momentale. Për të mos mbaruar me kaq, i riu dyshohet se edhe e ka kërcënuar viktimën.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT