DRITE QE VJEN NGA DASHURIA
Drite dashurie fytyra jote e bardhe
Nga une e merr driten, mua ma kthen prape
Drite dhe dashuri gjer ne madheshti,
Drita qe une kam me vjen nga ti.
Kodin e buzeqeshjes s’ta di asnjeri,
Vetem une kam fatin, vetem une e di
Buzeqeshja jote mua me rrezaton
Me shprese dhe lumturi ti me mrekullon.
Syte e tu te thelle me qerpike te zi,
Ke ardhe ne kohe xheloze dhe ne kohe gri.
Me mendafshin e buzeve me vjen ti tani,
S’pyet per xhelozi… as per kohe gri.