Vesha flatra drite.
Portave të qiellit
Kalërova muzgjeve
Ndala në degën e plepit.
U ula lart mbi kodër.
Vatrës së varfër,
Hiri i zjarrit shuar…
Dheu im – në vend numëro…
Gjithë ditën qëndis pëlhura si Penelopë,
I shqep netëve, të tëra.
Rrëzë lisit me thinja të bardha,
Vitet i kthen n’rrënoja pa frikë e dert…
A thua dheu im,
Odisenë pret?!