Neymar do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme për Paris Saint-Germainin, në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve.
Ai nuk do të jetë as në përballjen me Bayernin, në kuadër të ndeshjes kthyese, përcjell Klankosova.tv.
Kështu ka thënë trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, në një konferencë për shtyp.
“Neymar nuk do të jetë i gatshëm në dy ndeshjet e ardhshme, ai është top golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në Ligue 1, do të jetë një humbje e madhe”, tha Galtier.
Kujtojmë se Bayerni në ndeshjen e parë ndaj PSG-së, ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0.
