FESTON ME ËNGJËJT
Sot feston me ëngjëjt
Cilën kēngë ke zgjedhë?
Të dëgjosh atë?
Atë pra,
Tokësoren me rrenjë e dhe
Me erë mali e lumi mbi gurë
Ku u rrite?
Apo Hajredin Pashën
Me romuze çifteli
Rrokullisur jetë ndër duar
Që le
Apo këngë qiejsh
Ku ëngjëjt kanë dritë
E s’të thonë ku je
Ku mes këngësh
lusin mbi re
E të paqtojnë shpirtin
Drejt amshimeve
Më thuaj për be
Do ta ruaj për ty
Shpirtit,ëndrrave…
