Kësaj mbrëmje të bukur,
Nën hënën që ndrit,
Një këngë bredh shpirtit
Dhe qiellit humbasin sytë.
Lozonjaria hënë,
Që ndrit gjysmë fshehur,
Pashë sytë e mi,
Tregomë,
Ai vështrimin ku e ka hedhur?
Më ulesh në flokë,
Ndjej të tijat duar,
O hënë vajzë çapkëne,
Pse luan me mua?
Pse ma fsheh resë,
Syrin që kërkoj,
Malli më mbyt gjoksin,
Lërma ta shikoj
.
Dritë të argjëndta,
Pse luani me mua?
Kush pa yllin e mbrëmjes
Dhe nuk u dashurua?
