Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritLumni Nimani-PRANVERË SHQIPTARE '81

Lumni Nimani-PRANVERË SHQIPTARE ’81

Djelmni heroike e pranverës shqiptare.
S’trembe qerpikun e imja trimëreshë.
Me ballin lart kundër hordhisë barbare.
Në luftë me krajli me pushkë e me besë.


Djem e vasha të gjithë ju shqiponja lirie.
Ju u hodhët n’grykë tanku pa pasur frikë.
Kjo tokë është e jona s’është tokë Serbie!
Rroftë për jetë e mot Kosova Republikë!


Si bishat e egra u turrën gjakatarët.
Me udbashë policë e tanke me ushtri.
Na dogjën dhe tokën që na lanë t’parët.
Duke vrarë e burgosur shumë pleq e t’ri.


Por nuk vritet kurrë ai shpirti i lirisë.
Dot s’lidhet n’pranga e as poshtë nuk bie.
Ju jeni hero lajmëtarë të Pavarësisë!
Themelet ju i shembët asaj Perandorie.


Nxënës e studentë ju marshuat përpara.
Me flamuj kuq e zi në sheshe e qytete.
Krenari e Kombit juve u priftë e mbara!
Rroftë Shqipëria jonë sa male e dete!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT