Po shkunden gjethet..
Po shkunden gjethet e plakura..
Në rrugën që dikur e bënim bashkë
Ti zbrisje ashtu me flokët e lagura
Dhe unë i lagur të prisja jashtë!
Drejt kafenesë vraponim te cepi
E para hyje ti si gjithmonë..
Si fëmijë qeshje kur tundet djepi
Kur flokët zënë e të pikojnë..!
Uleshim përballë si dy të dehur
Qeshnim të hutuar, ti më shumë..
Më afroheshe me flokët e pa terur
Si zogj dridheshim, në furtunë..!
Drurët nudo me degët si brinjë
U lotonte bryma atë mëngjes..
Më përmend e qeshura te dy të rinj
Te pragu i derës së kafenesë!..
