Tuesday, April 21, 2026
BallinaVitrina e libritRajmonda Qose Shkopi-Zemra ethshëm regëtin

Rajmonda Qose Shkopi-Zemra ethshëm regëtin

Në ç’gjethe a në ç’kodër fshihesh,
Që s’të shoh e bukura Doruntinë
Si vallë nuk ma gjurmon dhimbjen,
Frymëmarrjen e trishtimit tim?

Vrullshëm ndër deje gjaku pulson,
E zemra ethshëm regëtin,
Kërkoj në çdo qoshe e plaskomë
Thërras : Ku je Doruntinë?

Mbi Pegasus do flatroj
Prej botës së errët terr
Tokës do i bie rreth e qark ,
Në vjeshtë, dimër dhe verë.

Teksa kërkoj të të ndjej aromën,
Nxitimthi hijen tënde ta ndjek pas,
Për gryke më zë frika e humbjes
Dhe hapin më shumë e ngas.

Pranverës do i marr prehrin
Të ulur të qëndrojmë të dy,
Dashurinë që ta mbajta fshehur,
Do plas po s’ta thashë në sy.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT