Friday, April 17, 2026
BallinaSportS’ka bisedime të avancuara me Besiktasin, Zhegrova kërkon të qëndrojë te Juventusi

S’ka bisedime të avancuara me Besiktasin, Zhegrova kërkon të qëndrojë te Juventusi

Edon Zhegrova nuk po kalon një kohë të mirë te Juventusi.

Kjo pasi që ylli jonë, nuk po gjen minuta nën drejtimin e Luciano Spallettit, ku në shumë raste as nuk është ftuar në 11-shen startuese.

Flitej për një lëvizje të Zhegrovës drejt Besiktasit, ku luajnë bashkëkombasit e tij si Milot Rashica dhe Kristjan Asllani, por që nuk doli të jetë e vërtetë.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano deklaroi se ai aktualisht është i përqendruar te Juventusi, duke u përpjekur me të gjitha forcat për të ndihmuar dhe për të qëndruar në klub, me vendimin që pritet të merret në verë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT