Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritLida Bashllari-NUK TË LUTEM

Lida Bashllari-NUK TË LUTEM

NUK TË LUTEM

Nuk të lutem të më duash,
Më mjafton dhe ikja jote.”
Me këto fjalë i vura vulën
Ndjenjës tënde false,kote.


Çmund të prisja unë më tepër
Nga një gënjeshtar si ti.
Që dikur premtonte botën
Me mashtrime,pabesi.


Më dhemb shpirti kur mendoj
Më vjen keq kë kam besuar.
Sdua aspak të mallkoj,
Thjesht po them ka qenë e shkruar.


Kjo për të qetësuar zemrën,
Se s’ja vlen më që të vuaj.
Të paprekur ta mbaj ëndrrën
Dhe ty të të shoh të huaj…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT