Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Hadri-Matanë rrugës

Valbona Hadri-Matanë rrugës

Matanë rrugës

Sikur kërkonte diçka
Ajo e vështroi e dërmuar.
Qepallat e lagura nga lotët e saj mbuluan pamjen e fytyrës së trishtuar.


Ai në heshtje kapërdiu fjalët.
Pa mirëkuptim hoqi shaminë nga prehëri i saj.


Kalimthi dëgjoheshin pëshpërima mallkimi,
Përse i coptoi zemrën asaj ?!.


Shiu tani kishte pushuar.
Nga dritarja e hapur buzëqeshja ngadalësoj ritmin e një kënge në të sosur.


Véshtroi majtas pa ditur se ku ishte nisur ,
Shpejtësia e një vozitje pa mend mbylli përjetësisht kapitullin e një libri gjysmë të lexuar.


Turma njerëzisht shtyheshin për të parë viktimën e radhës.
Lutjet e tyre, bashkëngjitur qiellit kërkonin që kjo ëndërr të mospërsëritej kurrë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT