Lumturi në dejet e mi
Asnjëherë,
s’kam dyshuar te forca ime,
asnjëherë, te guximi im,
asnjëherë,
nuk jam mposhtur!
Gjithmonë e bindur,
se do të qëndroj në këmbë
Dhe do të thur
si ” merimangë” e bukur
lumturinë…
dhe, si pëllumb i bardhë,
do të shpërndaj paqen
Me mendje, shpirt e zemër!
Po filloj të notoj si
pulëbardhë…