Monday, August 4, 2025
BallinaSportReal Madrid ia fal titullin Barcelonës, Villarreal i bën surprizën në “Bernabeu”

Real Madrid ia fal titullin Barcelonës, Villarreal i bën surprizën në “Bernabeu”

Surpriza e madhe e mbrëmjes vjen nga Madridit ku Reali pasi mundi 4-0 Barcelonën, vetëm pak ditë më pas i bën një dhuratë të madhe me humbjen 3-2 ndaj Villarreal.

Ndeshje interesante në “Bernabeu” ku “Nëndetësja e verdhë” besoi deri në fund dhe triumfoi edhe pse u gjend dy herë në disavantazh. Autogoli i Torres dhe goli i Vinicius kombinuar edhe me golin e Chukwueze e vendosën Realin në pozita më komode por Morales dhe sërish Chukwueze 10 minuta nga fundi, shtangën skuadrën e Carlo Ancelottit.

Pas 28 javëve kampionat në La Liga, Real Madrid mban vendin e dytë me 59 pikë, plot 12 më pak se katalanët që kanë edhe një ndeshje më pak. Në krahun tjetër, Villarreal sulmon në mënyrë agresive vendin e katërt të klasifikimit ku pozicionohet Real Sociedad me 4 pikë më shumë pas fitores së sotme 2-0 ndaj Getafes.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT