Disa nga thëniet e mia!
Shpesh njerëzve me dy fytyra, u mungojnë fjalët e duhura dhe tregojnë me shenja botëkuptimin e tyre të brendshme!T.O
Një buzëqeshje e ngjashme, puth dy zemrat T.O
Përsosmëria e suksesit që mund të arrihet në cdo gjë që të duket e paarritshme është atëherë kur zbulon se e kundërta e opinionit që ke pasur është dhe nuk është e drejtë në baza që kurrë nuk janë të forta!T.O
Gjithmonë argumentave të shpeshta për të shfajësuar atë që je në të vërtetë janë në dmth-njen e drejtëpërdrejtë të zhgënjimit në realitet!T.O
Pasqyrimi i karakterit të njeriut duket në fshehtësinë e tij në veprime!T.O
Vetëm hija e njeriut që e ndjek mbrapa apo anash e tërthor është e denjë që të kapërxej caqet kur ndërkohë je në një rrugë të drejtë ,pa patur dyshime në vetvete!T.O
Sinqeriteti im në një shoqëri të “besueshme”ka qënë shkaku si zbulim i zhgënjimit ndaj asaj shoqërie!T.O
Një Grua që zbath, barkun e zemrën tek të tjerët ,nuk është aspak e denjë për familjen e saj…T.O
Një njeri që i beson qenit është se s’ka besë tek njerëzit, një qen që t’i besoj të zotit, merr e jep e jetën.T.O
Argumentat, janë dhe defakte të arsyes, e të mirëkuptimit në tërësi.T.O
Një shteti të pavarur, përse I duhet Liria? T.O
Kur nuk ekziston dashuria, përse na duhet Paqja?T.O
Shpesh besimi të verbon, për të ndjerë më qartë dialogun me vetveten! T.O
Kur një person të bën qefin shumë më komplimentat , dijë se të ruan momentin për të të diskretituar!T.O
Diamanti nuk do llustra!T.O
Sido që t’a shohësh dritën ajo ndrin!T.O
Në vogëli i mendon gjërat sikur je i rritur …, E ndërsa kur je i vogli në rradhë, s’të lënë më të rriturit të “rritesh”T.O
E di çfarë !
Jam mësuar t’u them faleminderit edhe atyre që nuk e thonë kurrë!T.O
Me veten t’ime gjithmonë kam menduar se njerëzit nuk kanë besë, por kjo më ka ndihmuar të besoj vetveten e tek vetvetja , jo pa qëllim e them, sepse gjithmonë kam dalë fitimtarë duke dalë nga rrjeta e tyre e frikshme!T.O
E ndërsa je punëtor , kurrë nuk u trembesh akuzave dhe dyshimeve! T.O
Shpirti i Poetit shihet (ndihet) dhe ndryshe!
A mund t’a pikturoni atë?!T.O
Unë po!