Manchester City dhe Bayern Munich kanë publikuar formacionet zyrtare para ndeshjes kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.
Stadiumi “Etihad” në Angli është arenë e përballjes kryesore të kësaj faze në Ligën e Kampionëve, e që luhet sonte nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.
Dy trajnerët, Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel kanë vendosur të startojnë nga minuta e parë me 11-shet më të mira që kanë në dispozicion.
Kjo është sfida e parë mes Cityt dhe Bayern Munichut në çerekfinale, ndërsa ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme në “Allianz Arena”.
Formacionet zyrtare:
Manchester City: Ederson, Dias, Stones, Ake, Gundogan, Haaland, Grealish, Rodri, De Bruyne, Silva, Akanji.
Bayern Munich: Sommer, Upamecano, De Ligt, Pavard, Kimmich, Gnabry, Goretzka, Sane, Coman, Davies, Musiala./Lajmi.net/