Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritRemzie Rexhbogaj-SHKRUAJ PËR SHPIRTIN

Remzie Rexhbogaj-SHKRUAJ PËR SHPIRTIN

SHKRUAJ PËR SHPIRTIN

Sonte dua të shkruaj
Të shkruaj shumë
Shumë sa tërë një lum
Për shpirtin
Që po ma gervish trishtimi


Lotët për ëndërrimet
Kur shpresat na u shuan
Errësirës sonte dua me ia fal
Shpresat
Edhe se e lodhur jam shumë
Prap sonte nuk kam gjumë
Do derdhë dhembjen nëpër vargje
Për mallin se si rrufe po më godet


Zëri nga thellësia e shpirtit
Ty Erna po të thërret
Eja o Engjëll në përqafim të nënës
Ku po të pres në dritë të hënës


Sa mendime qoroditëse
Sonte më sillën nëpër kokë
Them kështu duke frymua
Do të futem thellë nën tokë


Të vi e të çmallëm me Ty
T’i puthi fort ata sy
E të them se kjo pis botë
S’na perkiste Erna mua as Ty.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Albina Trebicka-TE KAM…

Maxhun Osmanaj -FATI