Një herë , si atëherë !..
Te shkolla :”Irfan Ngjeqari”
Si vajti, ditën që u ndamë !..
Në kënd të klasës , te cepi…
Nxënësit, kthyer mënjanë..
Shaminë ,nxirrnin nga xhepi.!..
Me javë , e vinte pranvera….
Sythat, po hapen te oborri .!..
Një degë , me gjethe të gjelbëra .
Një nxënës ,nga çanta nxori…
.
U hap perdja, te dritarja….
Me dritë , më mbushen sytë !
Mos vallë ,, prapë nga e para, ?!
Do ta nis, për herë të dytë ?!…..
Dhe nëse , e mbuloi hiri ?!..
Nën të , ka akoma prush ..
Si regëtin , zëmra te gjiri ..
Kur jam , këtu mes jush…
.
Jo s’lodhem , pse rri në këmbë !
Te dërrasa ,të shkruaj me shkumës…
T’i flas : vendose ë – në…
Kur është , në numrin shumës !..