Frymëzuar nga mendimi i Viktor Hygos
Ne dolëm nga nata me plagë në kraharor,
Me atdheun në zemër dhe vdekjen përballë,
Nuk kërkuam mëshirë e as lavdi,
Veç një qiell të lirë mbi tokën shqipëri.
E ujitum lirinë me gjakun e rinisë,
Në betejat e përgjakura lamë emrat tanë,
Disa u bënë yje në qiellin e përjetësisë,
E disa u kthyen me plagë që s’u panë.
Por koha na solli një dhimbje të re,
Kur idealet u lanë në udhëkryqe të harruara,
Duart që dikur mbajtën pushkën për atdhe,
Frytet e lirisë po ndaheshin ndër duar.
Dhe sot më kumbon në shpirt fjala e Hugos
Se luftën e bëjnë heronjtë, përfitojnë horrat!
Sa rëndë tingëllon kjo në vendin tim,
Sakrifica hesht e padrejtësia ngre zërin.
Unë nuk pendohem për rrugën e bërë,
As për plagët që mbaj në shpirtin tim,
Sepse atdheu nuk është pronë e askujt,
E liria nuk u falet atyre që e shesin idealin.
