Ku ke qenë, e vogla ime,
Që kaq orë më humbe?
Lulet e limonit, moj,
Të kanë rënë mbi supe.
Isha në qytet, moj nënë,
Të bleja një fustan,
Nuk po gjeja një të bukur,
Në asnjë dyqan.
Kush ta mori mendjen, moj?
Ke dhjetra fustanë,
Më vure merak, moj bijë,
T’u bëfsha kurban.
Moj nënë, rrugës më vonoi,
Më mbajti me fjalë,
Që një zog që më këndoi,
Ndaj erdha ngadalë.
