Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritIsmet TAHIRAJ-NË DARKË

Ismet TAHIRAJ-NË DARKË

NË DARKË

Në darkë
E thirrën
T’përvuajturi
I dhanë verë dhe rum
Në sofrën e ahengut
Tutje fallëxhoret
Endin tylin e ëndërrave
Për musafirët e oreksit
Dhe stemën e trimërisë
E varur në mur
Dukej si një murmurimë
Mbi çatinë e ahengut
Dhe sorrat fluturonin anash
I përvuajturi përthekoi pantolfat
Dhe ranë shandanet
Erdhi gjithçka e kot….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT