Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritBARDHYL LONDO: DAL NGA NJË DHEMBJE, HYJ NË NJË TJETËR…

BARDHYL LONDO: DAL NGA NJË DHEMBJE, HYJ NË NJË TJETËR…

Dal nga një trishtim, hyj në një tjetër,
Dita mbi dritare si perde tymnxirë.
Ti tund qortueshëm ujvarën e flokëve.
Di, vallë ti, një botë më të mirë?

Dal nga një dhembje, hyj në një tjetër.
Qielli në dritare kallkan i ngrirë.
Ti kapsallit qortueshëm konstelacionin e syve.
Di vallë ti një botë më të mirë?

Dal nga një vdekje, hyj në një tjetër.
Kamzhiku i shiut dritaren rreh pa mëshirë.
Ti duart shtrin dhe lutesh për mua.
Di vallë ti, një Zot më të mirë?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT