NË DERË TË TROKITA
Lehtas në derë të trokita
Nën rrezet e hënës atë natë
Para meje u shfaqe si perri
E bukur e shtatlartë.
Ishte një mbrëmje magjike
Në kujtesën time thellë ngulitur
Sa shpejt kaloi ajo natë moj mike
Kisha dashur dhe njëherë për t’përsëritur!