Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja--ATDHE I PËRÇARË-

Armenida Qyqja–ATDHE I PËRÇARË-

-ATDHE I PËRÇARË-

Me njolla në trup ma mbushët Atdheun,
Blu e mavijë, përçarë gjithkund,
Atë trup te zhveshur, të tkurrur gjer në asht,
Që mezi mbahet nga shekulli në shekull…


Ju lumtë! Ia dolët së gjalli sërish ta grinit,
Mes jush e ndatë siç ndajnë prenë bishat,
Mos harroni në liqenin e helmit vdiq perandori kinez,
I vetëm, me ushtrinë prej balte rrethuar…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT