Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e planifikuara ku për të hyrë në Kosovë secili qytetar duhet të ketë dy dozat e
Deri sot nga qytetarët që hynë në Kosovë nuk kërkoheshin dy dozat e vaksinës.
E sipas vendimit të ri, secili person duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19.
”‘’ Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19, apo certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë, ose certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).’’
Ndërkaq personat të cilët nuk i kanë dy dozat e vaksinës, do të kenë mundësi të vaksinohen në pikën kufitare aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare në Vermicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit.
Kurse masat që mbesin në fuqi ende nga 1 dhjetori janë ora policore duke filluar nga 00:00 deri në 05:00, dhe funksionimi i gastronomisë deri në ora 23:0