Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritRiza Braholli Mborja-Një leshverdhë nëpër lumë

Riza Braholli Mborja-Një leshverdhë nëpër lumë

Një leshverdhë nëpër lumë
mu nën shelgje, nëpër shkumë
fërkonte rrobat mbi gurë.


Fustangritur, gjirin jashtë
dy pëllumba bërë bashkë…
Ku dreqin vajta i pashë!


Qershigla kërcyer gjirit
gufuar me lëng të prillit.
Qante jazi i mullirit.


E pastaj ai zog qielli,
si të qe një bijë dielli,
më zhuriti për së thelli.


Jazi zbriste krejt pa bujë,
por tek unë një rrëmujë.
Doja zjarr, pa doja ujë,


kisha mall, pa kisha frikë.
Pa dale, dale një çikë,
mos m’u tremb e mos më ikë…


Më rrëmbeftë mu ky lumë,
më mbuloftë baltë e shkumë
në të deshtë kush si unë.

Në të deshtë kush si unë
më ardhtë Zoti në gjumë
e më preftë me përdhunë
si sëpata kur pret drunë.


Në të deshtë kush si unë…!


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT