Thursday, February 26, 2026
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Ruju, që të të ruaj...!

Teuta Beqari Osmani-Ruju, që të të ruaj…!

Njerëz, shpesh ka momente ku njeriu mendon se do rroj gjatë, por vjen një moment që të sillet si rrufeja në mes të rrugës. Ndonjëherë gjendja shpirtërore dhe reflekset e saj ndikojnë aq sa nuk mund t’a fantazosh mbi jetën tonë.

Ja konkretisht;

Unë dje isha disi më e qetë përpara se të shkoja në punë, e gjatë punës sigurisht.

Ne momentin që mbarova punën në 12 të natës, e po shkoja në parking për tek makina ime, një djalosh me nxitim me makinën e tij desh më shtypi.

U ndodha kaq ngushtë sa nuk mund të reagoja se nga cila anë duhet të ikja. Mbeta mes dritave të forta të makinës që më verbuan sytë. Vetëm një mlm më ndau të më prekte ajo makinë.

Gjithësesi, unë e tromaksur i thërras me zë ;_eeej stop!

Vet Ai që bërë i verdhë limon në fytyrë, e duke ngritur duart lart, më kërkoi falje.

Dërsa sa arrita për tek makina ime, rrahjet e zemrës sime nuk po më pushonin me forcë, sa më dukej se do më çahej gjoksi.

Megjithatë , i urova Zotit duke belbezuar dhe me lutje, “Zot, na ruaj”!

Kur arrita tek parkingu i shtëpisë sime, nga tronditja që pata , desh u përplasa me një shtyllë telefonike, ku sapo e parkova!

Dëgjova një gërvishtje të llamaritur.

Oh , thash !

O Zot , por unë sapo t’u luta!

Me nxitim kthehem mbrapsht për të larguar dëmin që po më kanosej.

E vura me sigurinë time më larg shtyllës makinën.

Dal jashtë, shoh, nëpërmjet dritave që qe gërvishtur makina ime e llustert.

Kontrollova dritat apo ndonjë shembje .

Shyqyr thash, asgjë nuk kam pësuar.

Dhe më vonë , mendova .

Eh si është jeta!

Sa e dhimbsur, sa delikate qenka jeta!

Ndaj i përmbahem fjalës së popullit; “Ruju, që të të ruaj”!

Zot na ruaj!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT